Aksion policor, policia sekuestron 60 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka kryer dje një operacion në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj e Gjilan, ku ka sekuestruar dhjetëra aparate të lojërave të fatit.

“Raportohet se pas një pune hetimore zhvilluar nga policia dhe me urdhër të gjykatës, janë kontrolluar disa lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 60 aparate te lojërave të fatit, 3 roleta dhe dokumentacione te ndryshme. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport të policisë.