Kompania teknologjike Kineze, njësoj si homologët e saj Amerikanë, kanë investuar në AI gjeneruese me kompanitë të cilat po garojnë për të zhvilluar produkte dhe diversifikuar portofolët e tyre.
Kompania teknologjike Alibaba ka lançuar ditën e Enjte një model të ri open-source të inteligjencës artificiale dhe teknologjinë tekst-në-video duke shtuar përpjekjet për të konkurruar në industrinë e AI gjeneruese.
Modelet open-source, të cilët janë më shumë se 100, erdhën nga familjan Qwen 2.5 e Alibaba, modeli LLM kryesor lançuar në Maj.
Kompania teknologjike Kineze, njësoj si homologët e saj Amerikanë, kanë investuar në AI gjeneruese me kompanitë të cilat po garojnë për të zhvilluar produkte dhe diversifikuar portofolët e tyre.
Ndërsa konkurrentët si Baidu dhe OpenAI kanë zgjedhur një qasje me burim të mbyllur, Alibaba ka përqafuar modelin e hibrid duke investuar në modele të hapura dhe të mbyllura.
Modelet e reja kanë mes 0.5 deri në 72 miliardë parametra duke ofruar aftësi të avancuara në matematikë, kodim dhe mbështetje për mbi 29 gjuhë.
Një numër aplikacionesh AI në industri të ndryshme si automotiv, gaming dhe kërkim shkencor mund të mbështeten në këtë modele.