Allegri nënshkruan kontratën me Juventusin

Massimiliano Allegri ka nënshkruar kontratën me Juventusin.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti dhe “Corriere dello Sport”, Massimiliano Allegri tashmë ka nënshkruar kontratën e tij me Juventusin, transmeton lajmi.net.

Sipas lajmeve, Allegri ka nënshkruar kontratën sonte në shtëpinë e Andrea Agnellit dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet pas konfirmimit të largimit të Andrea Pirlos.

53 vjeçari ka firmosur kontratë katër vjeçare me “Bianconerët”, e cila kap shifrën e nëntë milionë euro në sezon.

Allegri u largua nga Juventusi në vitin 2019, ai qëndroi pesë vite me “Bianconerët” ku fitoi pesë Serie A dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.