Alves dënohet me mbi katër vjet burgim

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është dënuar me burgim për më shumë se katër vjet.

Një gjykatë në Spanjë e ka shpallur fajtor brazilianin për përdhunimin e një femre në një klub nate në Barcelonë.

Alves është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim. 40-vjeçari kishte mohuar sulmin seksual ndaj femrës në orët e para të datës 31 dhjetor të vitit 2022 në një klub nate.

Alves që është ndër futbollistët më të trofeshëm në histori, ishte akuzuar se kishte joshur femrën në tualetin e klubit të natës dhe më pas e kishte përdhunuar.

Braziliani mund të apeloj vendimin e gjykatës spanjolle, ndërsa më herët është raportuar se Alves është në kushte të vështira financiare. Ai ka një karrierë të pasur si futbollist në Evropë, ku ka qenë futbollist i Sevillas, Barcelonës, Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit.