Amazon bën përmbledhje të përshtypjeve dhe vlerësimeve të konsumatorëve përmes inteligjencës artificiale

Përmbledhja pasohet nga disa etiketa të klikueshme që tregojnë fjalët dhe tematikat e diskutuara në vlerësimet e konsumatorëve.

Amazon prezantoi një funksionalitet të ri bazuar në AI gjeneruese që bën një përmbledhje të vlerësimeve të produkteve. I disponueshëm për disa blerës në SHBA dhe një numër të caktuar produktesh, mjeti me inteligjencë artificiale krijon disa paragrafë që thekson disa prej qëndrimeve dhe përshtypjeve të konsumatorit.

Kompania fillimisht e konfirmoi një opsion të tillë në Qershor por tani ka filluar të debutojë zyrtarisht. CEO Andy Jassy tha në fillim të muajit se AI është në zemër të asaj çfarë kompania bën.

Ideja pas përmbledhjeve të gjeneruara me machine learning është tu japë përdoruesve një përmbledhje të përshtypjeve të blerëve për një produkt të caktuar në vend që të kontrollojnë manualisht secilin prej vlerësimeve.

Përmbledhja pasohet nga disa etiketa të klikueshme që tregojnë fjalët dhe tematikat e diskutuara në vlerësimet e konsumatorëve.

Amazon është kritikuar shpeshherë për vlerësimet e rreme. Së fundit distributori online tha se kishte bllokuar 200 milionë vlerësime të dyshimta vetëm në 2022.

Strategjia e kompanisë është të lëshojë mjetin AI që bën përmbledhje të vlerësimeve për blerjet e verifikuara dhe të përdorë modelet AI për të kapur vlerësimet e dyshimta ku në disa raste mund të thirrin edhe një moderator njeri kur shihet nevoja. /CIO Albanian