Amazon i përgjigjet Google dhe Microsoft duke investuar 4 miliardë dollarë në startupin e inteligjencës artificiale

CEO i Amazon tha se investimi i menjëhershëm në Athropic do të jetë 1.25 miliardë dollarë ndërsa palët kanë mundësi të aktivizojnë një fond të dytë prej 2.72 miliardë dollarësh.

Amazon ditën e Hënë tha se do të investojë 4 miliardë dollarë në startupin e profilit të lartë Anthropic në përpjekje për të konkuruar me rivalët clould në inteligjencën artificiale.

Punonjësit e Amazon dhe konsumatorët cloud do të fitojnë akses në teknologjinë e Anthropic si pjesë e marrëveshjes të cilën mund ta integrojnë në bizneset e tyre.

Startupi nga San Francisco gjithashtu do të shfrytëzojë shërbimet cloud të Amazon për proceset e saj siç është trajnimi i modeleve të mëdha gjuhësore.

CEO i Amazon tha se investimi i menjëhershëm në Anthropic do të jetë 1.25 miliardë dollarë ndërsa palët kanë mundësi të aktivizojnë një fond të dytë prej 2.72 miliardë dollarësh.

Edhe pse kompanitë nuk japin një vlerësim të startupit, hera e fundit që u përllogarit ishte 4 miliardë dollarë.

Lajmi është përgjigja më e madhe e Amazon nga Microsoft dhe Google të cilët kanë investuar në zhvillimin e mjeteve AI. Që prej 2019-ës, Microsoft ka investuar miliarda dollarë në krijuesit e ChatGPT, OpenAI, duke ju dhënë konsumatorëve qasje të veçantë në teknologjinë e startupit.