Ballina Lajmet Kosovë Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Qeverisë: Do të punojmë për paqe,...

Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Qeverisë: Do të punojmë për paqe, stabilitet e zhvillim ekonomik

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka mirëpritur formimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së re të Kosovës, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim.

Në njoftim, ambasada amaerikane ka thënë se do të punojë së bashku me qeverinë e re për paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik të përbashkët.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik” thuhet në komunikatën e Ambasadës.