Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv i dorëzon letrat kredenciale presidentit izraelit

Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv, Şakir Özkan Torunlar, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori Torunlar u prit në një ceremoni të mbajtur nga Herzog në rezidencën presidenciale të Izraelit në Kudsin Perëndimor.

Pas intonimit të himnit kombëtar, Torunlar i paraqiti presidentit të Izraelit letrat kredenciale.

– Marrëdhëniet Turqi-Izrael

Turqia dhe Izraeli përgjatë vitit 2022 kanë ndërmarrë shumë hapa për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke.

Vizita e presidentit izraelit, Isaac Herzog, e zhvilluar në Ankara në mars 2022, u pasua në maj nga vizita në Izrael e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Edhe kryeministri izraelit në atë periudhë, Yair Lapid, vizitoi Turqinë në muajin qershor.

Turqia dhe Izraeli më 17 gusht 2022 vendosën që të rrisin në nivelin më të lartë marrëdhëniet diplomatike me emërimin e ambasadorëve në mënyrë reciproke.