Ambasadori serb në Shqipëri: Kosova ka qenë dhe është e jona

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariq, nga veriu i Shqipërisë ku ndodhej në një vizitë ka deklaruar se Beogradi kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova është Serbi, për ju e pavarur por për ne jo. Për ne Kosova është pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi të pranohet alternativë tjetër, ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, tha ai.

Ambasadori ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë, ndërsa ka shtuar se nuk ndikon çështja e Kosovës.

“Nuk ndikon kjo çështje në marrëdhëniet me Shqipërinë”, përfundoi ai.