AMD nxjerr në shitje një variant buxhetor të kartës grafike RX 7900 XT

Duke kursyer 350 dollarë, përdoruesit do të marrin një kartë grafike e cila ka performancë të barabartë me Nvidia RTX 4070 sipas AMD.

AMD do të fillojë të shesë kartën grafike Radeon RX 7900 GRE në mbarë botën duke ju ofruar përdoruesve një version më pak të fuqishëm se flagshipi 7900 XT për 550 dollarë.

Duke kursyer 350 dollarë, përdoruesit do të marrin një kartë grafike e cila ka performancë të barabartë me Nvidia RTX 4070 sipas AMD.

Vjen me disa specifika impresionuese si çipi grafik Navi 31 XL me 80 njësi përpunimi (5120 procesorë), 160 akseleratorë AI dhe 16GB memorie GDDR6.

Kujtojmë se modeli 7900 XT ka 20GB memorie GDDR6, 96 njësi përpunimi me 168 akseleratorë AI. Duke ofruar një performancë mes 26 deri në 46 FP32 TFLOPS, 7900 GRE konsumon 260W krahasuar me 315W të 7900 XT.

Këto specifika e bëjnë kartën grafike në fjalë ideale për të luajtur në 1440p. AMD pretendon 14 përqind më shumë FPS për dollar në 1440p sesa RTX 4070 12GB që kushton po 550 dollarë.

Kompania thotë se ky nivel performance mbizotëron në tituj si Call of Duty Modern Warfare 3 dhe Cyberpunk 2077.

Në të njëjtën kohë 7900 GRE vjen me askeleratorë AI për të cilët AMD thotë se mund ti përdorni për të punuar me modelet “tuaja” AI.

7900 GRE do të jetë në shitje nga dita e nesërme 27 Shkurt 2024 për 550 dollarë. AMD gjithashtu uli çmimin e RX 7700 XT në 419 dollarë.