AMD paralajmëron ardhjen e kartave grafike të reja gaming të segmentit të mesëm

CEO e AMD Lisa Su tha gjatë raportimit financiar të tre mujorit të dytë të 2023 se kompania është pranë zgjerimit të linjës RDNA 3 me karta të reja grafik Radeon 7000 për entuziastët.

Pak ditë më parë AMD prezantoi Radeon RX 7900 GRE si një kartë grafike vetëm për tregun Kinez. Ishte një lajm i madh sepse edhe pas gjysmë viti nga debutimi i modeleve të para të serive 7000, ende janë vetëm tre karta grafike desktop në shitje: RX 7900 XTX për 1000 dollarë, RX 7900 XT për 900 dollarë dhe RX 7600 për 270 dollarë.

Është një hendek i madh në segmentin e mesëm të linjës. Pyetja është: Ku gjenden modelet RX 7700 dhe RX 7800 të kartave grafike? Sipas një deklarate të fundit nga AMD, ato do të vinë muajin e ardhshëm.

CEO e AMD Lisa Su tha gjatë raportimit financiar të tre mujorit të dytë të 2023 se kompania është pranë zgjerimit të linjës RDNA 3 me karta të reja grafik Radeon 7000 për entuziastët.

Pavarësisht një përgjigje të shpejtë e AMD ndaj Nvidia me karta grafike të cilat kanë një raport çmim/performancë më të mirë sesa rivali i tyre historik, kompania ka pasur vështirësi me lançimet e reja.

Arsyet nuk janë plotësisht të qarta edhe pse disa spekulime drejtojnë gishtin nga problemet e para që u shfaqën me dizajnin e tyre dhe që shkaktuan mbinxehje të modeleve RX 7000.

Ndërsa në platformat mobile AMD ka lançuar katër karta grafike për laptopët gaming: RX 7600S, RX 7600M, RX 7600M XT dhe RX 7700S.

Kur RX 7700 dhe 7800 të mbërrijnë, ato do të konkurrojnë me RTX 4060 dhe 4070 të Nvidia, karta të cilat zhgënjyen entuziastët. RX 4060 Ti, që konsiderohej si standardi i këtij segmentit, nuk u prit mirë për shkak të memories së pakët. Kjo mund të kthehet në mundësi për AMD, veçanërisht gamerat të cilët po kërkojnë performancë 1440p për 400 dollarë.