Amir Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është përzgjedhur në formacionin e javës në Serie A.

Faqja e njohur “SofaScore” e ka futur në 11-shën më të mirë futbollistin e Napolit, duke vlerësuar me notën 8.2, shkruan Indeksonline

Rrahmani shënoi golin e fitores për ekipin e tij ndaj Salernitanas në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në mbrojtjen më të mirë për javën 20-të në Serie A, janë edhe tre futbollistët tjerë: Theo Hernandez, Buongio dhe Holm.