Ancelotti e sheh Tchouamenin si qendërmbrojtës

Trajneri Carlo Ancelotti beson se Aurelien Tchouameni mund të bëhet “një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë”, pas paraqitjes shumë të mirë kundër Alavesit.

Madrilenët të enjten mbrëma fituan në udhëtim tek Alavesi 1:0, ndërsa Tchouameni u inkuadrua në lojë në minutën e 55-të pas lëvizjes taktike që bëri italiani pas kartonit të kuq të Nachos.

Francezi 23-vjeçar është mesfushor defensiv, por Ancelotti mund ta përdorë atë si qendërmbrojtës në të ardhmen.

Ai ka zhvilluar 16 paraqitje në edicionin aktual ndërsa e ka një gol të shënuar.