Angli: Hiqen rregullat për përdorimin e maskave në spitale

Rregullat kombëtare për mbajtjen e maskave për shkak të Covid-19 në qëndrat shëndetësore dhe në spitale janë hequr në Angli pas disa udhëzimeve të reja.

Organizatat do të hartojnë politikat e tyre për përdorimin e përgjithshëm të maskave.

Disa qendra shëndetësore kanë hequr tashmë tabelat që u thonë pacientëve të mbajnë maska në hyrje.

Por disa spitale u kanë bërë thirrje pacientëve dhe stafit që të vazhdojnë të mbajnë maska në ambjentet e punes së tyre.

Në një letër drejtuar të gjitha organeve shëndetësore lokale, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Angli paraqiti udhëzimet e reja për kontrollin e infeksionit të përcaktuara nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe.

“Pacientët që vizitojnë qendrat shëndetësore ose pacientët ambulatorë dhe personat që shtrohen në repartet e emergjencave nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska, vetëm në rast se kjo është një preferencë personale”, thuhet në letër. /atsh