Angli – Shqipëri, formacionet e mundshme

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Shqipërisë do të ndeshen sot (e premte) mes vete në ndeshjen e vlefshme kualifikuese të Grupit I në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Tre Luanët janë nikoqir të kuqezinjve në takimin thuajse vendimtar për kombëtaren shqiptare, pasi rezultati pozitiv do t’i mbante gjallë shpresat e kualifikimit.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Wembley’ me fillim nga ora 20:45.

Trajnerët Gareth Southgate dhe Edoardo Reja janë gati për këtë përballje dhe tashmë kanë në mendje formacionet që do të luajnë.

Te Anglia pritet të luajnë emra si Kyle Walker, Jordan Henderson dhe Harry Kane nga minuta e parë, ndërsa te Shqipëria nuk mungojnë emrat si Marash Kumbulla, Elseid Hysaj dhe Armando Broja.

Formacionet e mundshme

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Maguire, Chilëell; Henderson, Phillips; Sterling, Foden, Grealish; Kane

Shqipëria (3-4-1-2): Berisha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Gjasula, Bare, Trashi; Bajrami; Cikalleshi, Broja