Anglia shkatërron Ukrainën, kalon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Ukrainën 4-0.
Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur Ukrainën 4-0, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Anglezët e nisën shumë mirë ndeshje dhe gjetën golin e parë në min e 5’ kur realizoi Harry Kane.

Futbollistët anglezë vazhduan me sulme, por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Anglia e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë përmes Harry Maguire në min e 46’ dhe Harry Kane në të 50’ për 3-0.

Goditjen përfundimtare Ukrainës ja dha Jordan Henderson me golin e tij në min e 63’, për rezultatin 4-0.

Anglia në gjysmëfinale e pret skuadrën e Danimarkës.