Anija e marinës iraniane merr flakë, fundoset në Gjirin e Omanit

Anija më e madhe ushtarake e Iranit është zhytur në Gjirin e Omanit pasi mori flakë, njoftoi sot ushtria iraniane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anija e cila ishte afër Portit të Jask-ut në provincën jugore Hormozgan u fundos plotësisht përkundër përpjekjeve të shpëtimit të cilat zgjatën rreth 20 orë.

I gjithë ekuipazhi i anijes u shpëtua ndërsa ende nuk dihet shkaku për zjarrin.​​​​​​​ /aa