Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefat e ushtrive të Turqisë dhe Sirisë diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet...

Shefat e ushtrive të Turqisë dhe Sirisë diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Selcuk Bayraktaroglu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij sirian, gjeneralmajorin Ali Noureddine al-Naasan, transmeton Anadolu.

Gjatë bisedës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, dy shefat ushtarakë diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Në deklaratë nuk u dhanë detaje të tjera rreth diskutimeve.