Ankohet Thaçi: Unë e kam ftuar Vuçiqin, por ai mua jo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ende nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të vizituar Beogradin.

Thaçi në një intervistë dhënë mediumit serb, “Remarker”, është shprehur i hapur që ta pres presidentin serb për vizitë në Kosovë, për të cilin tha se i ka dërguar edhe ftesë publike, por që nuk e di a do ta pranoj ai, transmeton Indeksonline.

“Vuçiq është i ftuar çdo herë nga ana ime në Prishtinë, ndërsa mua më mungon ftesa për të vizituar Beogradin, por jam i gatshëm ta vizitoj. Nëse takohemi në të gjitha kryeqytetet e botës, pse mos të takohemi në kryeqytetet tona, Prishtinë apo Beograd”, ka theksuar Thaçi.