Aplikacionet Android vinë në Windows 11 muajin e ardhshëm

Funksionimi i aplikacioneve Android në Windows 11 ishte titulli që pushtoi lajmet e botës së teknologjisë vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve.

Microsoft ditën e sotme tha se një version i Windows 11 do të vijë në muajin Shkurt duke sjellë aplikacionet Android në Microsoft Store.

Kompania nuk tha sesa aplikacione do të jenë të disponueshme gjatë testimeve por do të gjeni tituj që janë edhe në Amazon App Store.

Version i Shkurtit do të jetë një ndërtim eksperimental. Priten përditësime të taskbarit, ridizajnim të Media Player dhe aplikacioneve Notepad.

Një lajm tjetër nga Microsoft është ai i përfundimit të kalimit falas nga Windows 10 në Windows 11. Microsoft tha se kjo ofertë ka hyrë në fazën finale që do të thotë se mund të detyroheni të paguani në një periudhë të mëvonshme nëse nuk përditësoni tani.

Funksionimi i aplikacioneve Android në Windows 11 ishte titulli që pushtoi lajmet e botës së teknologjisë vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve.

Krahas përfitimeve në plan të parë siç është përdorimi i aplikacioneve Android në një kompjuter, mund të ndihmojë nga ana tjetër rritjen e përdorimit të ekraneve me prekje në kompjuterët Windows 11 apo edhe të dyqanit të aplikacioneve Microsoft Store. /PCWorld Albanian