Aplikacioni Google Authenticator merr një funksionalitet kritik

Google ende po shtyn përpara planet për kyçjet pa fjalëkalim duke përdorur teknologji si passkeys. Por gjithashtu e pranon se njerëzit ende përdorin kodet e gjeneruara njëhera.

Kodet tuaja të Google Authenticator nuk do të ngelen të bllokuara nëse humbisni pajisjen në të cilën po i ruani.

Një përditësim i fundit i Authenticator për Android dhe iOS tashmë ruan një kopje të kodeve në llogarinë tuaj Google. Për kët nuk duhet të ri-autorizoni të gjitha aplikaiconet e ndërlidhura ose të skanoni një kod QR për shkak se keni marrë një telefon të ri.

Sapo të keni versionin më të fundit të aplikacionit, do të merrni njoftime për tu kyçur në llogarinë tuaj Google dhe të aktivizoni sinkronizimin. Gjithashtu duhet të siguroheni që llogaria juaj Google është e sigurte për të parandaluar të tjerë të keqpërdorin Authenticator.

Google ende po shtyn përpara planet për kyçjet pa fjalëkalim duke përdorur teknologji si passkeys. Por gjithashtu e pranon se njerëzit ende përdorin kodet e gjeneruara njëhera.

Përditësimi i Authenticator premton shmangien e një fatkeqësie të vërtetë nëse i humbisni ato kode. Nuk është koncept i ri sepse aplikacione si Microsoft Authenticator kanë backupe cloud. Por aplikacioni Google është shumë popullor dhe integrimi i cloud do të bënte një diferencë të madhe.