Aplikacioni Google Messages do të sjellë ndryshimin e mesazheve pasi të jenë dërguar

Apple e solli për përdoruesit e iMessage vitin e kaluar me iOS 16 ndërsa WhatsApp lançoi funksionalitet të ngjashëm në fillim të 2023.

Google mund të jetë duke zhvilluar një funksionalitet të ri për aplikacionin Messages me të cilin mund të editoni një mesazh pasi ta keni dërguar.

Referencat e këtij funksionaliteti u gjetën në versionin beta të aplikacionit më 19 Nëntor. Ky funksionalitet po shndërrohet në standard në shumë aplikacione komunikimi.

Apple e solli për përdoruesit e iMessage vitin e kaluar me iOS 16 ndërsa WhatsApp lançoi funksionalitet të ngjashëm në fillim të 2023.

Në të dy rastet përdoruesit kanë një sasi të kufizuar kohe për të edituar mesazhe, 2 minuta për iMessage dhe 15 minuta për WhatsApp.

Të dy shërbimet gjithashtu mundësojnë fshirjen e mesazheve pasi janë dërguar, megjithatë kjo e fundit duket se i mungon aplikacionit Google Messages.

Mbetet për tu parë sesi Google do ta implementojë, nëse do të ketë një dritare kohore apo nëse marrësi do të mund të shohë historikun e ndryshimeve.