Aplikacioni i rrjetit social alternativ të Twitter vjen në Android

Aktualisht ka një komunitet të vogël prej 25 mijë përdoruesish dhe ky komunitet përbëhet nga individë të cilët kontribuojnë për ta mbajtur rrjetin social një ambient pozitiv.

Bluesky, alternativa e decentralizuar e rrjetit social Twitter krijuar nga ish themeluesi Jack Dorsey, tashmë ka një aplikacion Android.

Debutimi vjen pasi versionit për iOS në muajin Shkurt, megjithatë nëse dëshironi akses në shërbim duhet ti bashkoheni listës së pritjes ose të merrni një kod ftese nga një mik.

Bluesky është parë si një prej alternativave më të mira të Twitter dhe ne ju inkurajojmë ta provoni duke ju bashkuar listës së pritjes.

Aktualisht ka një komunitet të vogël prej 25 mijë përdoruesish dhe ky komunitet përbëhet nga individë të cilët kontribuojnë për ta mbajtur rrjetin social një ambient pozitiv.

Aktualisht ka disa kufizime. Për shkak të numrit të vogël të përdoruesve, nuk do të mund të ndiqni të njëjtën individë si në rrjetet e tjera sociale. Gjithashtu i mungojnë funksionet bazike si mesazhet.