Aplikacioni Notepad ka qenë pjesë e Windows që prej debutimit të Windows 95 ndërsa në Windows 11 aplikacioni pas shumë vitesh po kalon nëpër një ridizajnim. Një njoftim që duket aksidental në pamje të parë nga një punonjës i Microsoft, thotë se versioni i ardhshëm i Windows 11-ës do të sjellë tabet e stilit të shfletuesve edhe në Notepad. Lajmi vjen nga një menaxher i lartë produkti në Microsoft i cili publikoi një foto në rrjetin social Twitter me aplikacionin e ri Notepad të me tabe dhe me një mesazh, “Notepad në Windows 11 tashmë ka tabe!” Është e pazakontë të shohim një punonjës të kompanisë të zbuloi një informacion të tillë i cili vetë ka mbishkrimin “konfidencial” mbi të. Tabet në Notepad janë ende në fazë eksperimentale dhe pritet të vinë tek insajderët e Windows në të ardhmen. Si me çdo program tjetër ku janë implementuar tabet, përdoruesit mund të kenë instanca të shumta të aplikacioni brenda një dritareje të vetme. Një veçori të tillë kompania e aplikoi së fundit me dritaret e File Explorer në versionin 22H2 të Windows 11. /PCWorld Albanian

Meteor Lake mund të debutojë si seri në 2024 për laptopët ndërsa gjenerata e 15-të Arrow Lake do të shfaqet tek desktopët.

Spekulime në lidhje me gjeneratën e 14-të të procesorëve Intel me emrin e koduar “Meteor Lake” kanë filluar duke pikturuar një të ardhme të turbullt.

Informacioni më i fundit rreth gjeneratës së 14-të sugjeron se kompania mund të ketë anuluar variantet desktop të Meteor Lake. Seritë e ardhshme mund të mos kenë performuar në nivele të kënaqshme krahasuar me rifreskimin e fundit Raptor Lake.

Në Nëntor u tha se Intel nuk kishte në plan të lançonte seritë Meteor Lake në 2023. Përkundrazi viti i ardhshëm do të zihej nga produktet e reja Raptor Lake të cilët sollën përmirësime modeste të performancës.

Meteor Lake mund të debutojë si seri në 2024 për laptopët ndërsa gjenerata e 15-të Arrow Lake do të shfaqet tek desktopët.

Sipas informatorit shumë të besueshëm @OneRaichu, gjenerata e 14-të Meteor Lake mund të mos vijë kurrë për desktopët. Kjo gjeneratë supozohej se do të sillte arkitekturën e re të procesorëve bazuar në “pllaka” dhe distancuar përgjithnjë nga dizajnët monolitike ku në një pllakë të vetme vendoseshin të gjithë komponentët nga procesori, tek grafikat apo I/O.

Dizajni me pllaka i Intel është i ngjashëm me dizajnin “chiplet” adoptuar nga AMD që e seritë e para Ryzen në 2017 dhe besohet se ky ndryshim nuk ka sjellë rezultatet e pritura për Intel në aspektin e performancës.

Meteor Lake ishte supozuar që të sillte gjithashtu arkitekturën Intel 4, që në të vërtetë është një proces prodhimi 7-nanometër ndërsa AMD aktualisht operon gjeneratën e fundit Ryzen 7000 mbi procesin e prodhimit 5-nanometër. /PCWorld Albanian