Aplikacioni Threads së shpejti me një opsion për kërkimin e postimeve

E gjitha duket si një version i thjeshtuar i funksionalitetit të Instagram. Kërkimi përmes fjalëve kyçe nuk është ende i disponueshëm gjerësisht por vetëm disa vende si Australia dhe Zelanda e Re.

Threads, konkurrenti i aplikacionit X krijuar nga Meta, po punon në një mënyrë për të kërkuar postimet duke përdorur fjalë kyçe tha CEO Mark Zuckerberg.

Përmes një imazhi të postuar, ai zbuloi sesi do të funksionojë opsioni i kërkimit. Edhe pse kërkimi për fjalë kyçe specifike shfaq emrat e njerëzve, duke shtypur butonin “kërko” zgjerohen rezultatet për të gjitha postimet që përmbajnë fjalën kyçe.

E gjitha duket si një version i thjeshtuar i funksionalitetit të Instagram. Kërkimi përmes fjalëve kyçe nuk është ende i disponueshëm gjerësisht por vetëm disa vende si Australia dhe Zelanda e Re.

Megjithatë më shumë vende anglishtfolëse do ti bashkohet fazës së testimit. Menjëherë pas lançimit eksploziv në Korrik, Threads gradualisht ka shtuar funksionalitete të reja përfshirë një kohështrirje për llogaritë e ndjekur dhe qasjen përmes një ueb aplikacioni.