Aplikacioni ueb i Threads mbërrin këtë javë

CEO i Instagram Adam Mosseri postoi në Threads javën e kaluar duke thënë se Meta po testonte një version të hershëm prej 2 javësh por që kishte nevojë për më shumë punë përpara debutimit të plotë.

Meta do të lançojë versionin ueb të Threads këtë javë sipas një raporti të Wall Street Journal. Një version uebi ka munguar që kur aplikacioni debutoi.

CEO i Meta Mark Zuckerberg ka thënë se kompania po punonte për një opsion të tillë por edhe për të përmirësuar kërkimin në platformë. Aktualisht përdoruesit mund të kërkojnë vetëm emra përdoruesish.

Megjithatë WSJ thotë se planet për lançimin e versionit ueb nuk janë përfundimtaret dhe mund të ndryshojnë. CEO i Instagram Adam Mosseri postoi në Threads javën e kaluar duke thënë se Meta po testonte një version të hershëm prej 2 javësh por që kishte nevojë për më shumë punë përpara debutimit të plotë.

Threads debutoi si një klon i X (ish-Twitter) një muaj e gjysmë më parë duke arritur shumë shpejtë 100 milionë përdorues por nga fillimi i mungonin disa veçori kritike.