Apple bllokon lançimin e AI në iOS 18 në vendet e BE-së

Kompania tha të Premten se do të bllokojë lançimin e Apple Intelligence në BE këtë vit sipas Bloomberg.

Raportohet se Apple do të vonojë lançimin e funksionaliteteve AI të iOS 18 në vendet e Bashkimit Europian për shkak të Aktit të Tregjeve Dixhitale.

Kompania tha të Premten se do të bllokojë lançimin e Apple Intelligence në BE këtë vit sipas Bloomberg.

“Ne jemi të shqetësuar se kërkesat e ndërveprimit të DMA mund të na detyrojnë të komprometojmë integritetin e produkteve tona në mënyra që rrezikojnë privatësinë e përdoruesit dhe sigurinë e të dhënave,” u shpreh Apple.

Apple nuk shpjegoi sesi DMA do të impaktonte privatësinë dhe sigurinë e përdoruesit në Apple Intelligence.

Ligji Europian i cili u aprovua në 2022 synon të imponojë një konkurrencë të ndershme duke vendosur masa mbi gjigantët e teknologjisë në rastet kur vëren cenim të konkurrencës.

Kështu nuk i lejon ato të bllokojnë konkurrentët e vegjël apo të favorizojnë shërbimet e tyre në platformat e tyre. Lajmi vjen në një kohë kur Apple është nën hetimi nga Komisioni Europian për shkelje të DMA.

Gjithashtu është gjobitur në fillim të vitit me 1.8 miliardë euro.