Apple dërgon një përditësim kritik sigurie për Apple Watch

Për të instaluar përditësimin e ri, Apple Watch duhet të ketë të paktën 50% bateri, të vendoset në karikim dhe të jenë në distancë të afërt me iPhone.

Ditën e Enjte Apple lançoi watchOS 7.6.1, një përditësim i vogël në sistemin operativ watchOS 7 debutuar në Shtator të 2020-ës.

watchOS 7.6.1 vjen vetëm dy javë nga debutimi i watchOS 7.6, një përditësim i cili solli funksionin EKG në rajone të reja.

watchOS 7.6.1 mund të shkarkohet nga ky moment përmes aplikacionit të dedikar të Apple Watch në iPhone General > Software Update.

Për të instaluar përditësimin e ri, Apple Watch duhet të ketë të paktën 50% bateri, të vendoset në karikim dhe të jenë në distancë të afërt me iPhone.

Sipas shënimeve të Apple, watchOS 7.6.1 përmban përditësime shumë të rëndësishme të sigurisë dhe rekomandohet të instalohet nga të gjithë përdoruesit.

Në të vërtetë problemi i sigurisë që adreson po përdoret aktivisht nga hakerët dhe është i njëjti që preku iOS dhe macOS pak ditë më parë. /PCWorld Albanian