Apple lançon iOS 17.0.3 për të adresuar problemin serioz që kanë iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max

Menjëherë pasi modelet e reja iPhone 15 debutuan, konsumatorët filluan të ankoheshin se iPhone 15 Pro dhe Pro Max arrinin temperaturë më të lartë sesa zakonisht e nganjëherë fikeshin për shkak të nxehtësisë.

Apple ditën e sotme lançoi iOS 17.0.3 për iPhone me softuerin që vjen vetëm një javë pas debutimit të iOS 17.0.2.

Kompania gjithashtu lançoi një version të ri të iPadOS 17.0.3 për përdoruesit e iPad.

Përditësimet iOS 17.0.3 dhe iPadOS 17.0.3 mund të shkarkohen në modelet e mbështetura iPhone dhe iPad duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Ky version vjen për të adresuar shqetësimet e ngritura për shkak të mbinxehjes së iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max. Menjëherë pasi modelet e reja iPhone 15 debutuan, konsumatorët filluan të ankoheshin se iPhone 15 Pro dhe Pro Max arrinin temperaturë më të lartë sesa zakonisht e nganjëherë fikeshin për shkak të nxehtësisë.

Apple konfirmoi problemin në Shtator dhe tha se do të adresohej me një përditësim në iOS 17. Disa aplikacione të palëve të treta gjithashtu kanë ngarkuar çipin e ri A17 Pro duke krijuar probleme me largimin e nxehtësisë.

Instagram, Uber dhe disa aplikacione të tjera kanë ndikuar në performancën e telefonit. Apple tha se ka punuar me zhvilluesit për të optimizuar aplikacionet që shkaktojnë probleme. Pati dyshime se korniza e re prej titani ishte shkaktari, pretendime që u rrëzuan menjëherë nga Apple.