Apple lançon një iPad Pro të ri me procesorin M2

iPad Pro vjen me sistemin operativ të vonuar iPadOS 16 që Apple e lançon më 24 Tetor. Në të kaluarën kompania ka lëshuar një version të ri të iPadOS bashku me iOS por jo këtë vit.

Apple prezantoi modelet më të fundit të iPad Pro fuqizuar nga çipi më i fundit i kompanisë Apple M2. Tablet ofron kontektivitet më të shpejtë falë mbështetjes për Wi-Fi 6E dhe ka një eksperiencë të re “hover” për Apple Pencil.

M2 ofron deri në 15% më shumë performancë sesa M1 sipas Apple dhe kjo falë çipit të ri me 8 bërthama. Kompania pretendon se procesori grafik me 10 bërthama është 35% më i shpejtë gjithashtu.

M2 mund të kryejë 40% më shumë operacione për sekondë sesa M1 dhe ka 50% më bandwidth memorie të unifikuar.

Apple thekson se ky çip ka një motor të ri media dhe një procesor të ri të sinjalit të imazhit. Këto funksionalitete bëjnë të mundur që për herë të parë në iPad përdoruesit të regjistrojnë video ProRes.

Madje sipas kompanisë tableti mund të transkodojë ProRes 3 herë më shpejtë sesa në të kaluarën.

iPad Pro i ri vjen në versionet 11-inç dhe 12.9-inç. Modeli më i madh ka ekran me ndriçim prej 1000 nits dhe ndriçim maksimal HDR prej 1600 nits. Varianti 11-inç ka ndriçim 600 nits.

Të dy kanë mbështetje për ProMotion dhe frekuencë rifreskimi adaptive prej 120Hz. Njëlloj si iPad Pro i 2021, ky model ka kamër ballore ultra-wide prej 12-megapiksel ndërsa sensori vijon të qëndrojë në skajin e tabletit.

Kamerat e pasme nuk kanë ndryshuar duke ruajtur sensorët 12-megapiksel parësor dhe 10-megapiksel ultra-wide. Për jetëgjatësinë e baterisë Apple pretendon se do të keni deri në 10 orë duke shfletues dhe parë video në Wi-Fi.

Mbi një lidhje celulare jetëgjatësia është 9 orë.

iPad Pro është pajisja e parë e Apple me Wi-Fi 6E dhe sipas kompanisë përdoruesit mund të arrijnë shpejtësi shkarkimi deri në 2.4GB/s ose dy herë më shpejtë se modeli i kaluar.

Për më tepër modelet me konektivitet 5G do të funksionojnë në më shumë vende të botës por mbështetja për mmWave do të jetë vetëm për SHBA-në dhe Porto Rikon.

Tableti vjen me gjeneratën e dytë të lapsit Apple Pencil. iPad Pro do të kuptojë kur aksesorit është 12mm larg ekranit ku përdoruesit mund të shohin një paraqitje paraprake të çdo vizatimi apo shkrimi që do të bëni në të.

Sipas kompanisë ofron saktësi më të lartë dhe funksionalitete shtesë. Kur e vendosni Apple Pencil pranë aplikacionit Scribble, fushat e tekstit do të zgjerohen automatikisht. Apple thotë se shkrimi i dorës do të konverohet në tekst më shpejtë.

iPad Pro vjen me sistemin operativ të vonuar iPadOS 16 që Apple e lançon më 24 Tetor. Në të kaluarën kompania ka lëshuar një version të ri të iPadOS bashku me iOS por jo këtë vit.

Raportime sugjeronin se Apple kishte hasur probleme me Stage Manager, funksionalitetin që bën të mundur punën me disa aplikacione njëherazi në ekranin e iPad.

Në të vërtetë kompania do të anashkalojë iPadOS 16 duke lançuar versionin iPadOS 16.1. Stage Manager sjell dritaret e aplikacioneve që mbivendosen tek njëra-tjetra njëlloj si në një okmpjuter Windows.

iPad Pro i ri vjen në 5 konfigurime: 128GB, 256GB, 512GB, 1TB dhe 2TB. Varianti 11-inç iPad Pro prej 128GB me Wi-Fi fillon nga 799 dollarë dhe celular nga 999 dollarë.

Modeli 12.9-inç fillon nga 1099 dollarë për Wi-Fi dhe 1299 dollarë për celular. Porositë janë të hapura ndërsa iPad Pro godet dyqanet më 26 Tetor. /PCWorld Albanian