Apple lançon përditësimin minimal të iOS 17.2.1

iOS 17.2.1 vjen menjëherë pasi Apple lançoi iOS 17.2 dhe që solli aplikacionin e ri Journal, regjistrim video hapësinore etj.

Ditën e sotme Apple lançoi iOS 17.2.1, një përditësim i vogël për sistemin operativ iOS 17 i cili debutoi për herë të parë në Shtator.

iOS 17.2.1 vjen menjëherë pasi Apple lançoi iOS 17.2 dhe që solli aplikacionin e ri Journal, regjistrim video hapësinore etj.

iOS 17.2.1 mund të shkarkohet në modelet e mbështetura iPhone dhe iPad duke shkuar në Settings > General > Software Update.

Apple gjithashtu lançoi iOS 16.7.4 dhe iPadOS 16.7.4 për modelet e vjetra iPhone dhe iPad.

Përditësimi i fundit iOS 17.2.1 përmban disa rregullime të paspecifikuara nga Apple por që janë të rekomanduara për të gjithë përdoruesit.