Apple zgjeron programin e vetëriparimit në 33 vende të botës

Pajisjet e shtuara në këtë program përfshijnë mbarë linjën iPhone 15, Mac Pro, Mac Studio, MacBook Pro 16-inç dhe MacBook Air 15-inç.

Apple tha se do të zgjerojë programin e vetëriparimit duke përfshirë edhe iPhone 15 dhe kompjuterët Mac me procesorin M2.

Përmes programit të vetëriparimit, përdoruesit e pajisjeve të Apple mund të riparojnë vetë pajisjet e tyre. Lajmi vjen pasi kompania hapi programin edhe për modelet iPhone 14 dhe laptopët M2.

Pajisjet e shtuara në këtë program përfshijnë mbarë linjën iPhone 15, Mac Pro, Mac Studio, MacBook Pro 16-inç dhe MacBook Air 15-inç.

Për më tepër Apple do të zgjerojë programin në 24 vende të reja përfshirë Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Holandën, Portugalinë dhe Zvicrën.

Në total numri i vendeve ku ky program ofrohet shkon në 33.

Së fundi kompania do të ofrojë një mjet të ri diagnostikimi për të ndihmuar përdoruesit të zbulojnë problemet. Mjeti është i disponueshëm në SHBA për një numër të kufizuar përdoruesish.

Apple do të përpiqet të diagnostikojë problemin dhe të ofrojë një proces riparimi hap pas hapi. Kjo në thelb u jep përdoruesve të njëjtën qasje në testet diagnostikuese si ofruesit e shërbimit të riparimit të autorizuar nga Apple.