Aprovohet Wi-Fi 7, deri në 5 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi 6

“Pajisjet Wi-Fi 7 CERTIFIED bazuar në teknologjinë IEEE 802.11be do të jenë të disponueshme në fund të tre mujorit të parë të 2024,” tha Aleanca Wi-Fi.

Aleanca Wi-Fi prezantoi specifikimin Wi-Fi 7 që do të finalizohet nga fundi i tre mujorit të parë të 2024 duke i hapur rrugë adoptimin të harduerëve nga bizneset dhe sipërmarrjet.

“Pajisjet Wi-Fi 7 CERTIFIED bazuar në teknologjinë IEEE 802.11be do të jenë të disponueshme në fund të tre mujorit të parë të 2024,” tha Aleanca Wi-Fi.

“Pajisjet Wi-Fi 7 po hyjnë në treg sot ndërsa Wi-Fi 7 CERTIFIED do të lehtësojë adoptimin duke sjellë performancë të avancuar Wi-Fi për pajisjet e gjeneratës së re.”

Kjo teknologji ofron shpejtësi transmetimi deri në 40Gbps duke u shndërruar në një alternativë reale e Etherenet me kabllo. Këto shpejtësi Wi-Fi 7 i arrin duke përdorur bandat 2.4Ghz, 5Ghz dhe 6Ghz me një gjerësi kanali prej 320Mhz dhe 4096-QAM. Për më tepër Wi-Fi 7 vijon në suksesin e Wi-Fi 6 dhe Wi-Fi 6E me veçori si MU-MIMO dhe OFDMA për të rritur shpejtësinë e lidhjeve.

Krahasuar me Wi-Fi 6, ofron 4.8 herë më shumë performancë. Edhe pse disa adapterë për PC dhe router kanë filluar të shfaqen sot në treg me Wi-Fi 7, ato zbatojnë specifikimin e draftuar të Wi-Fi 7.

Kjo nuk i bën më të këqija sesa pajisjet konsumatorë të certifikuara, or implementimi i këtij të fundit nevojitet që të ketë adoptim në masë nga sipërmarrjet dhe bizneset të cilat janë të shqetësuara për ndërveprueshmërinë e Wi-Fi 7 me standardet më të vjetra që mund të jenë në pajisje të tjera.