Arabia Saudite bën thirrje për ekzekutimin e dijetarit Selman Audeh

Prokuroria Publike në Arabi Saudite ka kërkuar që thirrësi dhe dijetari i mirënjohur, Dr. Selman Audeh, të ekzekutohet. Këtë e kanë konfirmuar në twitter llogaria e “Të burgosurve të mendimit”, llogari kjo që ka të bëjë me të burgosurit e fjalës së lirë në Arabi Saudite.

E tërë kjo ka ardhur pasi që Gjykata ka paraqitur 37 akuza që kanë të bëjnë me terrorizëm. Si shenjë përkrahje dhe mbështetjeje për Dr. Auden ka filluar një fushatë në rrjetet socilale ku po përdoret hashtagu me fjalët “Selman Audeh nuk është terrorist”.

Dr. Audeh është duke u mbajtur në burgë në kushte mjaftë të vështira, siç e bëri të ditur para disa ditësh edhe vetë djali i tij, dhe përkundër gjendjes së keqe shëndetësore. Burgimi dhe tani gjykimi i tij po tentohet të kalohet në heshtje maksimale dhe larg mediave.

Në Arabi Saudite, kohëve të fundit kanë ndodhur arrestime të shumë prej mendimtarëve dhe dijetarëve të shquar të Arabise Saudite. /Mesazhi/