Arabia Saudite merr vendime të reja ndaj Katarit

Gjashtë muaj më parë, një bllokadë ajrore, detare dhe tokësore u imponua në Katar nga vendet fqinje.

Dhe tani, Arabia Saudite ka mbyllur përgjithmonë kufirin tokësor. Sipas një letre të lëshuar nga drejtoria doganore e Arabisë Saudite, porta kufitare Salwa ishte mbyllur përgjithmonë që nga mbrëmja e së hënës.

Por në anën tjetër, financat e Katarit vetëm sa u rritën. Qendra Financiare e Katarit (QFC) është duke pasur një rritje të madhe, tha shefi ekzekutiv i saj Yousuf al-Jaida për Reuters.

Mbyllja e kufirit, sipas tij reflekton nervozizmin e “elitës” së vendeve arabe. Katari është një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë. /MESAZHI/