Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Araghchi vlerëson bisedimet me Kinën dhe mbështet planin e Xi për paqe

Araghchi vlerëson bisedimet me Kinën dhe mbështet planin e Xi për paqe

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i ka cilësuar si “të suksesshme” konsultimet me zyrtarët kinezë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik që Teherani ka ndërtuar me Pekinin.

“Vendimet e sotme do të përcaktojnë të ardhmen e ekuilibrit strategjik në rajon, me pasoja të pallogaritshme”, shkroi Araghchi në një postim në rrjetin social X.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen për katër parimet e propozuara nga presidenti kinez Xi Jinping për paqen në rajon, duke i cilësuar ato si “kyçe”.

Propozimi i Xi përfshin bashkëjetesën paqësore mes vendeve fqinje, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe ruajtjen e një ekuilibri mes sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. /mesazhi