Arma sekrete e procesorëve Intel rrit performancë në video lojëra në mënyrë të ndjeshme

Kompania nuk ka reklamuar Intel Application Optimization (APO) për çipet e reja por një përdorues në Reddit raporton se sjell një rritje të ndjeshme performance në lojëra.

Intel mund të ketë lënë në hije një prej veçorive më unike të gjeneratës së 14-të të procesorëve të cilët mund të arrijnë frekuencën 6Ghz.

Kompania nuk ka reklamuar Intel Application Optimization (APO) për çipet e reja por një përdorues në Reddit raporton se sjell një rritje të ndjeshme performance në lojëra.

Por pse Intel nuk e ka reklamuar? Kjo sepse APO funksionon fillimisht vetëm me dy tituj të vjetër: Rainbow Six Siege dhe Metro Exodus.

Një prej diferencave më dramatike të APO në rritjen e performancës u vu re nga një përdorues në Reddit. Duke përdorur 14900K ai shtoi numrin e fps nga 273 në 339 në Metro Exodus dhe Rainbox Six Siege nga 659 në 867 fps.

Përdoruesit testuan në 1080p me me low setting për të krijuar kushtet ideale për APO. The Verge e testoi më pas APO me Rainbox Six Siege dhe shikoi rritjen e fps nga 615 në 688 në High Settings.

Shifrat janë brenda parashikimeve të Intel me rritje mes 13 përqind deri në 16 përqind. Problemi më i madh i APO është mbështetja vetëm e dy lojërave në debutim.

Intel Application Optimization mund të shkarkohet nga Microsoft Storev.