Armeni, tensione para raundit të dytë për zgjedhjen e kryeministrit

Demonstratat në Armeni vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin, pas thirrjes së liderit të lëvizjes opozitare, Nikol Pashinyan i cili nuk arriti të zgjedhet për kryeministër, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstratat të cilat filluan pas thirrjes së liderit të lëvizjes opozitare në Armeni, Nikol Pashinyan, pasiqë nuk arriti të zgjedhet për kryeminsitër, vazhdojnë duke u përhapur në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shtimit të protestave në vend të cilat vështirësuan jetesën në Jerevan, kryeministri i përkohshëm i Armenisë, Karen Karapetyan bëri një deklaratë me shkrim.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për zgjidhje të civilizuar dhe praktike për të kapërcyer krizën politike pa marrë parasysh se sa rëndë është”, ka thënë Karapetyan, duke u bërë thirrje të gjithë forcave politike në vend të ulen në tavolinën e negociatave me vullnet, stabilitet dhe fleksibilitet.

Ai shtoi se kryeministri mund të zgjedhet vetëm në Parlament me metoda kushtetuese.