Arrestohen dy persona për grabitjen e armatosur të bankës në Shtime

Dy persona janë arrestuar për grabitjen që ndodhi të hënën në Shtime.

Policia ka bërë të ditur se arrestimet kanë ardhur nga sektori i hetimeve në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Rasti ka ndodhur me  02.09.2019 rreth orës 08:15 minuta  në filialën e bankës Reiffeisen në Shtime, ku katër persona  të dyshuar dhe të maskuar  kan hyrë me forcë në lokalet e bankës dhe  nën kërcënim të armëve , nga punëtorja  kishin marrë rreth 2500  euro dhe 300 franga zvicerane dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të arrestuarit janë A.L, 37 vjeçar dhe K.H, 41 vjeçar, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve.

Si prova materiale janë konfiskuar dy vetura me targa vendore ,të cilat bashkë me provat tjera do t’i bashkangjiten lëndës.

Janë duke vazhduar  hetimet edhe  për  personat tjerë të dyshuar të këtij grupi të  cilët janë të njohur për policinë.

Të arrestuarve u është vendosur masa e ndalimit prej 48 orëve.