Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen dy persona për vrasjen e gruas në Sinidoll të Prishtinës

Arrestohen dy persona për vrasjen e gruas në Sinidoll të Prishtinës

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën në mbrëmje.

Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri.