Është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari kryesor për vrasjen e 22-vjeçarit në fshatin Bresalc të Gjilanit, Liridon Uruqi.
Arrestimin e tij për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Sot më 29 korrik, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin kryesor të vepres penale, vrasje e rëndë”, ka bërë të ditur Hashani përmes një njoftimi shtesë.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe vëllaun e të dyshuarit kryesor, Sh.U








