Arrestohet një person për pjesëmarrje në trazirat në veri

Një person me inicialet S.S., është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Bërnjak, pasi që i njëjti dyshohet për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriu, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se bëhet fjalë për një serb, i cili u plagos me armë në vjeshtën e vitit 2021 gjatë aksionit të njësive speciale të Kosovës në veri.

“Policia e Kosovës ka arrestuar një person në veri të Mitrovicës me inicialet S.S, i cili dyshohet për pjesëmarrje në protesta dhe prishje të rendit kushtetues”, tha ai