Arrihet marrëveshja, Ancelotti trajner i Evertonit

Raportohet se Carlo Ancelotti ka arritur marrëveshje katër vjeçare me Everton.

Ish trajneri i Napolit, karrierën do ta vazhdojë në Premierligë, te skuadra e Everton, përcjell lajmi.net.

Sipas medieve në Angli, Carlo Ancelotti me marrëveshjen e arritur te Everton, do të jetë një nga trajnerët më të paguar në botë.

Evertoni aktualisht po drejtohet nga Duncan Ferguson, i cili në dy ndeshjet e para ka arritur një fitore kundër Chelsea në shtëpi dhe një barazim në udhëtim te Manchester United.

Te Everton Ancelotti do të zëvendësojë të shkarkuarin Marco Silva.