Skuadra e Arsenalit është afër gjysmëfinales në Europa Ligë.
“Topçinjtë” fituam bindshëm ndeshjen e parë kundër CSKA Moscow me rezultat 4-1 në stadiumin “Emirates”, shkruan IndeksOnline.
Golat për ekipin e Wengerit i shënuan: Ramsey (2) dhe Lacazette (2). Të vetmin për mysafirët e shënoi Golovin.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër më 12 prill.