Arsenali ndalet edhe nga Southamptoni

3-3 është rezultati përfundimtar mes Arsenal dhe Southampton, duel ky i zhvilluar në Emirates Stadium.

Me këtë rezultat, Arsenal çdo herë e më shumë po e lërë titullin e Premiere League t’i ikë nga duart.

Seria e golave nisi shpejt me Southampton, e cila dha dy gola në 15 minutat e parë, për të ngushtuar serinë Arsenal në minutën e 20-të.

Megjithatë, avantazhi i thellua nga Southampton në pjesën e dytë, e cila u zhvillua intensivisht nga të dyja kampet futbollistike, raporton Indeksonline.

1-3 ishte disavantazhi i Arsenalit deri në minutën e 88-të, për t’u bërë 3-3 në dy minutat e fundit të ndeshjes.

Sakaq ndeshja përfundoi me këtë rezultat, diferenca në pikë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt është ngushtuar në 5 pikë, me Cityn që ka dy ndeshje më pak.

Golashënuesit e ndeshjes:

Arsenal – Martinelli 20′, Odegaard 88′, Saka 90′;

Southampton – Alcaraz 1′, Walcott 14′, Caleta-Car 66′./