Arsenali u rikthehet fitoreve

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas barazimit me Chelsean javën e kaluar.

“Topçinjët” fituan në shtëpi ndaj Sheffield United, me rezultat të thellë, 5-0.

Kjo ishte mbrëmja e Eddie Nketiah, i cili realizoi hat-trick, duke shënuar në minutat 28′, 51′ dhe 58′.

Fabio Vieira shënoi golin e katërt, duke u treguar i sakt nga penalltia në minutën e 88-të, ndërsa Tomiyasu përmbylli goleadën në 90+6.

Arsenali mbetet i pamposhtur këtë sezon, duke u ngritur në vendin e dytë në tabelë, me 24 pikë, ndërsa Sheffield United është e fundit me vetëm një pikë nga 10 ndeshje të luajtura deri më tani./