Arteta gjen përforcimin e madh, vjen nga Bayern Munich

Arsenal kërkon një përforcim nga Bayern Munich.

Arsenal ka shtuar interesimin për transferimin e mbrojtësit të Bayern Munichut, Jerome Boateng.

“Foot Mercato” raporton se “Gunners” tashmë kanë paraqitur ofertë për blerjen e reprezentuesit gjerman, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Arsenal është i gatshëm të paguajë mes 16-18 milionë euro për transferimin e Boatengut, përcjell lajmi.net.

Menaxheri i ri i Arsenalit, Mikel Arteta kërkon një përforcim të madh në mbrojtje për pjesën e dytë të sezonit.