Asambleisti i VV-së ndan pagën për tre studentë të dalluar

Kandidati Fitim Haziri tashmë i zgjedhur për këshilltar komunal në Komunën e Podujevës, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar se nëse do zgjidhej si asamblist nga radhët e LVV, pagën e tij do ta ndante për studentët e dalluar.

E këtë premtim po del se e mbajti.

Pas dorëzimit të aplikacioneve Haziri ka takuar të tre studentët e përzgjedhur nga ana e komisionit

Tha se gjatë takimit janë dakorduar që të lidhin marrëveshje me shkrim për bursën dhe transferin bankar të shumës në xhirollogaritë e studentëve, në mënyrë që të jenë transparentë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes në statusi në Facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas dorëzimit të aplikacioneve të tre studentëve të përzgjedhur nga ana e komisionit (i cili me kërkesën time është formuar nga Fatmir Fazliu), pata rastin që për herë të parë të takoj studentët Donjeta Bryma- Fakulteti i Edukimit me notën mesatare 9.6, Amir Hoti- Fakulteti Mjekësi e përgjithshme me notë mesatare 8.5 si dhe Granit Hyseni- Fakulteti i Historisë me notën mesatare 9.2.

Në fytyrat e tyre vërehej një optimizmëm se vendi ynë mund të ndryshojë për të mirë nëse ne fillojmë ndryshimin nga vetja jonë.

Ata e shohin arsimin si mënyrë për zhvillimin e burimeve njerëzore, të cilët pastaj kontribuojnë për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Përfituesit e bursës shprehën gadishmëri që të jenë pjesë e programeve edukative në dobi të nxënësve të Komunës së Podujevës në lëmitë që ata u përkasin.

Nelson Mandela thotë: “Edukimi është arma më e fuqishme me të cilën ti mund ta ndryshosh botën”… Por, a është duke e menduar këtë shteti jonë?!

Gjatë takimit u dakorduam që të lidhim marrëveshje me shkrim për bursën dhe transferin bankar të shumës në xhirollogaritë e studentëve që të jemi më transparentë.

Unë dua t’i falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë konkurs. Po të ishin mundësitë, me dëshirë, të gjithë konkurrentët do t’i shpallja fitues.

Dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit për profesionalizmin që kanë treguar në përzgjedhjen e studentëve dhe në mënyrë vullnetare kanë shpreh gatishmërinë të jenë pjesë përbërëse e komisionit, me të cilët vetëm me dy prej tyre njihemi, Fatmirin dhe Blerimin, ndërsa me të tjerët nuk kam pas rastin as të takohem.

Faleminderit edhe njëherë!

I juaji F. Haziri !