Asllani do të mbetet tek Interi

Te skuadra e Interit janë të kënaqur me zhvillimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Asllani vlerësohet nga drejtuesit e Interit. Asllani asistoi në njërin prej golave të fitores së thellë të Interit në fundjavë ndaj Lecces me rezultatin 4:0.

Kishte zëra se 21-vjeçari do të shitet gjatë verës. Por në klubin nga Milano kanë ndërruar mendje dhe dëshirojnë ta mbajnë edhe më gjatë mesfushorin e Shqipërisë. Asllani me Interin ka kontratë deri në vitin 2027. Për Interin në 14 paraqitje në Serie A ka kontribuar me dy asistime. Ai për Interin është paraqitur në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.