Aston Villa merr pikët e para të sezonit

Aston Villa e drejtuar nga Steven Gerrard e ka mposhtur skuadrën e Frank Lampardit, Evertonin, të shtunën gjatë ditës.

Ndeshja hapëse e xhiros së dytë e Premier Leagues ndërmjet Aston Villas e Evertonit përfundoi 2:1 në të mirë të vendësve.

Danny Ings në minutën e 31-të dhe Emiliano Buendia në minutën e 86-të, i shënuan golat e fitores për skuadrën vendëse.

Lucas Digne tre minuta para fundit shënoi autogol, dhe ishte shënimi i vetëm i Evertonit në këtë ballafaqim.

Aston Villa e arriti fitoren e parë të sezonit dhe tani ka tri pikë në mesin e tabelës.

Evertoni në pjesën e poshtme të tabelës ende nuk ka marrë pikë. Ka dy disfata nga dy ndeshjet e para.